Barcelona shkarkoi një ditë më parë trajnerin Quique Setien, ndërkohë që pasuesi i tij pritet të jetë holandezi Ronald Koeman. Fillimisht ai pritet të ndërpresë kontratën me kombëtaren e Holandës dhe më pas të nënshkruajë me katalanasit.
Ende pa u zyrtarizuar, në skenë ka dalë edhe objektivi i parë i merkatos për Barcelonën dhe është një lojtar i kërkuar me ngulm nga Real Madrid.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Ajax, Donny Van de Beek, për të cilin thuhet se transferimi mund të mbyllet për 25 deri në 30 milion euro. Në të shkuarën holandezët kanë kërkuar 60 milion euro për lojtarin e tyre të spikatur. / abcnews.al
According to the reliable @Alfremartinezz, new Barcelona manager Ronald Koeman will attempt to sign Ajax’s Donny Van de Beek for a fee between €25 million and €30 million.
— Zach Lowy (@ZachLowy) August 17, 2020