Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në një galeri private të Martaneshit. I lënduari mësohet se është Besnik Palamoni.
Ai është aksidentuar gjatë drekës pasi e zuri një masiv gurësh në galerinë e kromit.
Minatori është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën./abcnews.al