Kukësi ndodhet në Tropojë, aty ku po kryen fazën përgatitore para ndeshjes kundër Slavia Soffie në Europa League. Trajneri Skënder Gega po mendon edhe për formacionin që do të zbresë në fushë në atë përballje.
Gjatë qëndrimit në Tropojë ka qenë e vështirë që verilindorët të gjenin kundërshtar për miqësore. Kështu Kukësi pritet të rikthehet në kryeqytet dhe të enjten do të zhvillojë një ndeshje miqësore.
Rivali do të jetë Kastrioti i rikthyer në Superiore dhe kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Klubi krutan njofton se sfida nis prej orës 17:00. /abcnews.al