Pas shpërthimit në Beirut, Covid-19 mbyll Libanin për 2 javë

schedule14:10 - 17 Gusht, 2020

schedule 14:10 - 17 Gusht, 2020

Libani i goditur nga shpërthimi që vrau qindra njerëz, do të mbyllet për dy javë pas rritjes së infeksioneve me koronavirus, tha ministri i Shëndetësisë të hënën.

“Ne shpallim sot një gjendje vigjilence të përgjithshme dhe na duhet një vendim i guximshëm për t’u mbyllur për dy javë,” tha Hamad Hassan për radio Zëri i Libanit.

Libani të Dielën regjistroi një rekord me 439 infeksione të reja dhe gjashtë vdekje të tjera nga virusi në 24 orë.

Vendi, tashmë në krizë të thellë financiare, po luftonte me Covid-19  pas shpërthimit të 4 gushtit që vrau të paktën 178 njerëz, shkatërroi kryeqytetit dhe dhe solli dorëheqjen e qeverisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!