Situata me kalimin e qytetarëve shqiptarë për në Greqi është paraqitur e qetë në Kapshticë.
Ata janë paraqitur pranë sporteleve greke me dokumentet si dhe testin për Covid-19.
Njëri prej tyre shprehet se virusi nuk ekziston, ndërsa shton me batutë se është nga Belshi dhe ka pirë raki manaferre duke krijuar imunitet ndaj virusit.
- LEXO EDHE: Ne 2 orë kalon një automjet në Kakavijë, 2 të tjerë kthehen mbrapsht se s’kishin test për Covid-19
“Shumë mirë sot. Virus nuk ka, asgjë nuk ka. Ne jemi nga Belshi, pimë raki manaferre. Nuk kemi asgjë jemi xham.
Po ikim të punojmë. Nuk e di që duhet të qëndroj në Karantinë për 7 ditë nuk na kanë thënë gjë.
Tamponin e kemi bërë te spitali amerikan”, shprehen disa nga qytetarët që kanë kaluar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës. /abcnews.al