Tahiri flet pas 6 muajsh: Kam duruar për të vërtetën

schedule10:40 - 3 Maj, 2018

schedule 10:40 - 3 Maj, 2018

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir ka folur për herë të parë pas gjashtë muajsh në një konferëncë për shtyp. Ai tha se ka pritur të flasë para dy javësh, por ka qenë opozita që e ka penguar.

“Në fakt prita për dy javë rrjesht të flisja në parlament, por diku mes miellit dhe çizmeve m’u bë e pamundur që kështu nuk kisha rrugë tjetër për të ndarë me ju një qëndrim tim. S’ka ngelur i madh dhe i vogël që s’e di se përpara 6 muajsh për mua filloi një histori që po përballem edhe sot. Kam 6 muaj, a diçka më  shumë që hesht dhe dëgjoj. Dëgjoj çdo lloj race që nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe unë nuk do i kisha imagjinuar kurrë kaq akuza për veten time. Njëri kriminel, tjetri trafikant, dikush kokë e krimit. Këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli”.

“Kur gjyqin ta bën djallin, jo se unë jam ëngjëll, kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia si çdo njeri i kësaj bote. Por kur ma bën ajo racë që për 30 vite nuk është dënuar, këtë nuk e pranoj as sot, as kurrë”, tha më tej Tahiri.  

Heshtja, sipas Tahirit, është bërë për të respektuar të vërtetën e tij dhe drejtësinë.

“Unë kam gjashtë muaj që hesht, që dëgjoj, akuza dhe gënjeshtra përtej çdo imagjinate, dhe them me vete mjerë njerëzit e shkretë që nga ‘90 dëgjojnë këta palaçot. E vërteta ka një çmim dhe këtë e dija, siç gënjeshtra ka një çmim më të lirë dhe unë këtë e dija. Por ama çmimi i të vërtetës dhe i lirisë janë më të rëndësishme për mua. Unë kam duruar 6 muaj për të respektuar vërtetën time dhe drejtësinë, kjo është e vërteta. Unë nuk jam dorëzuar dhe as nuk kam ndërmend ta bëj”./abcnews.al