SHBA, rrëzohet avioni i Gardës ajrore/ 5 viktima në Savanah

schedule21:47 - 2 Maj, 2018

schedule 21:47 - 2 Maj, 2018

Të paktën 5 persona kanë vdekur kur një avion i Gardës Ajrore është rrëzuar të mërkurën në Savanah të Shteteve të Bashkuara, gjatë një fluturimi stërvitor. Avioni tip “Herkules” kishte 5 persona në bord kur u rrëzua në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Hilton Hed, në 11 e 30 me orën lokale, rreth 19 e 30 me orën tonë. Re të zeza tymi u ngritën nga vendi i ngjarjes, rreth 175 milje në jug-perëndim të Atlantës. Ndërkohë, një zëdhënës i Gardës Ajrore konfirmoi se avioni po kryente një mision stërvitor për të mbledhur të dhëna mbi motin./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!