Covid-19, dy të vdekur dhe 75 raste të reja në Mal të Zi

schedule20:04 - 16 Gusht, 2020

schedule 20:04 - 16 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi kanë humbur jetën dy persona nga koroanvirusi. Po ashtu janë shënuar edhe 75 raste të reja.

Instituti i Shëndetësisë në Mal të Zi ka njoftuar se rastet të reja janë regjistruar në Nikshiq, 24, ndërsa në Podgoricë 19. Në Ulqin janë regjistruar tri raste e në Plavë një rast.

Në total në Mal të Zi kanë vdekur 77 persona si pasojë e Covid-19. ndërsa  janë regjistruar në total 4035 raste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!