Shtimi i rasteve, qeveria italiane vendos mbylljen e klubeve të natës

schedule19:44 - 16 Gusht, 2020

schedule 19:44 - 16 Gusht, 2020

Qeveria italiane ka vendosur mbylljen e klubeve të natës dhe diskotekat në të gjithë vendin nga dita e nesërme.

Në të gjithë territorin kombëtar ndalohet kërcimi në lokalet e mbyllura, në lokalet e hapura e diskoteka. Maskat bëhen të detyrueshme nga ora 18.00 e mbrëmjes deri më 6 të mëngjesit në vendet me rrezik grumbullimi.

Vendimi është marrë pas rritjes së rasteve me koronavirus ditët e fundit. Të gjitha bizneset që do të preken nga kjo mbyllje, do të përfitojnë mbështetje financiare.

Më shumë se 600 infeksione dje, rritje e vazhdueshme e numrit, fëmijët e shtruar në spital në kushte të rënda, çuan në vendimin e sotëm të qeverisë.

Rajonet duhet të veprojnë në përputhje me dekretin e 6 gushtit, sipas të cilit veprimtaritë që zhvillohen në salla vallëzimi, diskoteka, ambiente banimi, të brendshme apo të jashtme, janë të pezulluara.

Ne mbetemi një nga vendet më të sigurta në botë për sigurinë shëndetësore; kjo gjendje nuk është e rastësishme por rezultat i sakrificave që kemi bërë dhe të cilat duhet të mbrohen. Tani është koha për të ecur përpara por duke kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur aktivitetet që kërkojnë kontakte fizike dhe tubime të pakontrollueshme”, deklaroi ministri Francesco Boccia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!