Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të përdorë kompetencat presidenciale për të ndërhyrë në aktivitetin hetimor të Departamentit të Drejtësisë mbi skandalin “Russiagate”. Mes kompetencave të kreut të shtetit përfshihet edhe mundësia për të pushuar nga puna çdo funksionar të degës ekzekutive të pushtetit. Në një postim në profilin e tij në Tëitter, Trump e cilëson drejtësinë një sistem të trukuar për faktin se refuzon t’i dorëzojë dokumentet hetimore Kongresit. “Nga se kanë frikë? Përse kaq të strukur? Përse kjo drejtësi e padrejtë? Në një farë pike nuk do të kem rrugë tjetër veçse të zgjedh pushtetin që më ofron presidenca dhe të ndërhyj”, ka thënë Trump. /abcnews.al
“Russiagate”, Trump kërcënon me pushtetin presidencial
schedule19:41 - 2 Maj, 2018
schedule 19:41 - 2 Maj, 2018