Andrea Dovizioso ka vendosur të largohet nga Ducati. 34-vjeçari është pjesë e motorit italian prej 8 viteve dhe ky është Botërori i fundit që garon me Ducatin.
Piloti italian në MotoGP, i ka komunikuar drejtuesve ditën e sotme se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport.
#Dovizioso e l’addio alla #Ducati: “Non ho deciso in una notte. Ma non è un ritiro” https://t.co/6BHlAGefRQ #motori
— LaGazzettadelloSport (@Gazzetta_it) August 15, 2020
“Nuk është një vendim që e mora brenda një natë, teksa ju siguroj që nuk do të tërhiqem nga MotoGP“, u shpreh piloti i njohur.
Tre herë nënkampion bote është shpallur Dovizioso, i cili me shumë gjasa do të zëvendësohet nga Jorge Lorenzo, spanjolli i Hondas. /abcnews.al