Për shkak të situatës së tensionuar në Kakavijë qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar prej ditësh kanë nisur të protestojnë.
Nga pamjet e publikuara nga abcnews.al shihet se gjendja ka kaluar përtej normales.
Në kushte të vështira, në përballje dhe me temperaturat e lartë fëmijë, gra, të moshuar apo edhe të sëmurë prej ditësh vijojnë të presin për të kaluar kufirin.
Lexo edhe: Tre ditë në radhë, shqiptarët e irrituar bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë
Ndërkohë që është raportuar për të sëmurë të cilët janë dërguar në spital, po ashtu në Kakavijë një fëmijë u përplas nga autoambulanca. Një ngjarje kjo tejet dramatike, pasi fëmija nuk i shpëtoi dot aksidentit dhe humbi jetën.
Lexo edhe: Xhaçka: Kush s’kalon kufirin të kthehet në shtëpi, nuk i biem dot murit me kokë
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i bëri thirrje qytetarëve shqiptare që të kthehen nëse nuk mund të kalojnë dot në kufirin grek.
/abcnews.al/