Familja Kullolli pa mbështetje, mes varfërisë dhe sëmundjes kryefamiljari ka vetëm një dëshirë

schedule18:42 - 15 Gusht, 2020

schedule 18:42 - 15 Gusht, 2020

Nga Agim Blloshmi:

Mes varfërisë dhe sëmundjes. Jeta për familjen Kullolli më fshatin Floq Orenjë të Librazhdit nuk është aspak e lehtë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat pakësohen. Ramazan Kullolli vuan nga epilepsia, ndërsa bashkëshortja Lumturia është me probleme të shëndetit mendor.

“Është situatë e vështirë, jam me 140 milje lekë, marr ilaçe, me vështirësi siguroj bukën thatë. 100 mijë lekë i dua ilaçe”, shprehet ai.

Ai ka vetëm një dëshirë përballë kësaj situatë të vështirë për tu përballuar.

“Kërkoj një shtëpi. Kam frikë se do të më zërë brenda, po jetoj me frikë. Nuk kam asnjë mundësi që ta rregulloj vetë”, shprehet më tej ai.

Kryeplaku i fshatit Mehbi Hasaballa tregon se banesa e tyre nga dita në ditë rrezikon shembjen.

“Këta nuk e kuptojnë që kjo shtëpi sot është, por nesër mund të shembet”, tha ai.

Edhe pse i vogël, djali bën sa mundet për të ndihmuar familjen. Po ashtu miqtë e Ramazanit apelojnë për ndihmë.

“Familja është në gjendje të mjerueshme. Trajtohen me kemp pasi nuk mund të punojnë. Mendimi është që institucionet shteti ta ndihmojë. Paratë e kempit i dalin vetëm për ilaçe. Shoqatat, bamirësit të vendosin dorë në zemër dhe ta ndihmojnë”, shprehet ai.

Të gjunjëzuar përballë kësaj situate, e vetmja shpresë për familjen Kullolli janë banorët e fshatit, pasi nga familjarët e tyre janë braktisur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!