Sërish raste me koronavirus në futbollin spanjoll. Pas Betis (dy lojtarë pozitivë) dhe Villareal (një lojtar pozitiv), është radha e Malaga për t’u përballur me pandeminë.
Plot pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar në klubin andaluzian që garon në Segunda Division. Keidi Bare është pjesë e këtij ekipi, teksa te Malaga e kaloi sezonin e fundit i huazuar edhe Armando Sadiku.
Sulmuesi është rikthyer te Levante, që zotëron kartonin e tij, ndërsa shpresohet që mesfushori fierak të mos jetë pjesë e pesë lojtarëve të infektuar.
Malaga nuk i zbulon emrat, por konfirmon se futbollistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë asimptomatikë. /abcnews.al