Laçi nuk ndalet në merkato dhe ka kryer prezantimin e dytë ditën e sotme. Pasi përforcoi mbrojtjen me Renato Malotën, mbrojtësin e njohur lezhian, bardhezinjtë kanë arritur akordin edhe me Klejdi Rapon.
26-vjeçari korçar, i cili luan si mesfushor i djathtë, vjen nga Devolli, ekip me të cilin dhuroi paraqitje shumë të mirë sezonin e fundit në Kategorinë e Parë.
Për të pati interesim edhe nga Partizani, por kurbinasit vepruan më shpejt dhe bindën Rapon të zgjedhë Laçin, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. /abcnews.al