Shkarkuan Donadonin, kinezët ia besojnë ekipin djalit të një legjende

schedule12:39 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:39 - 14 Gusht, 2020

Roberto Donadoni u shkarkua para pak ditësh nga Shenzen FC, pasi humbi tre nga katër ndeshjet e para të kampionatit. Drejtuesit nuk duruan dhe italiani tani është në pritje të ofertave të tjera.

Nuk ka vonuar shumë Shenzen, që e ka gjetur tashmë trajnerin e ri dhe e ka zyrtarizuar. Ai është djali i një legjende të futbollit botëror, Jordi Cruyff.

Djali i Johan ka nisur menjëherë nga puna dhe për të nuk është hera e parë që drejton në Kinë, pasi në të shkuarën ka qenë në krye të Chongqing Dangdai Lifan. Cruyff ka qenë trajneri edhe te Maccabi Tel Aviv dhe kombëtarja e Ekuadorit. /abcnews.al