“Russiagate”, Mueller kërkon të detyrojë Trump të dëshmojë

schedule12:08 - 2 Maj, 2018

schedule 12:08 - 2 Maj, 2018

Prokurori special që heton për çështjen “Russiagate”, Robert Mueller mund të lëshojë një urdhër që detyron Presidentin amerikan, Donald Trump, që të dëshmojë përballë një jurie. Ky zbulim vjen pas publikimit të pyetjeve që Mueller pretendon t’ia bëjë kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Prokurori special që heton për “Russiagate”, Robert Mueller, ka ngritur mundësinë e lëshimit të një mandati për të marrë në pyetje Presidentin amerikan, Donald Trump, para një jurie të madhe. Kjo është raportuar nga Uashington Post, duke iu referuar një takimi në fillim të Marsit mes Mueller dhe avokatëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Kjo është një lëvizje që mund të çojë në një konflikt historik në GJykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Në atë takim, ekipi ligjor i Trump ka insistuar që presidenti nuk ka asnjë obligim që të flasë me hetuesit federalë që hetojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Por Mueller, sipas Uashington Post, i është përgjigjur se ka në dorë një tjetër opsion në rast të një refuzimi: thirrja e “subpoenës”, që nënkupton lëshimi i një mandati që detyron presidentin të dëshmojë para një jurie të madhe. Një kërcënim ky që ka nxitur një replikë të ashpër të John Dowd, në atë epokë drejtues i ekipit të avokatëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo nuk kështë një lojë. Po i humbet kohë Presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Dowd, i cili dha dorëheqjen pasi u përplas me kolegët e tjerë për mënyrën e menaxhimit të kërkesës për dëshmi.

Megjithatë, Mueller i ka informuar avokatët e Trump për tema specifike lidhur me marrjen në pyetje. Detaje me të cilat, avokati Jay Sekulow ka ndërtuar një listë me 49 pyetje që do t’i bëhen Presidentit amerikan. Ekipi ligjor i Trump po përgatitet për një përballje finale me Mueller, në sajë të mundësisë që prokurori special do të lëshojë një mandat paraqitje për liderin amerikan.

Megjithatë kjo është një mundësi, të cilën disa avokatë të Trump e vendosin në dyshim. Sa për mundësinë që Trump të aktivizojë Amendamentin e Pestë për të shmangur përgjigjen, CNN bën të ditur se dy burime të sigurta i kanë konfirmuar se ka shumë “çështje kushtetuese” që duhet të zbatohen përpara se të merret në konsideratë.

Në pyetjet e ngritura në listën e gjatë të Mueller që do t’ia drejtojë Trump, përmenden raportet e tij me familjarët dhe bashkëpunëtorët e besuar, shkarkimin e drejtorit të FBI, James Comey dhe të këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, raportet me sekretarin e Drejtësisë Jeff Sessions. Por edhe për takimin në 2015 në Trump Toëer mes bashkëpunëtorëve më të besuar të tij dhe të dërguarve të Moskës që kishin premtuar informacione që do të dëmtonin fushatën e rivales demokrate në zgjedhjet presidenciale, Hillary Cilinton./abcnews.al