Mos nguroni të konsumoni lëngun e fikut, ka 10 vlera shëndetësore

schedule10:40 - 14 Gusht, 2020

schedule 10:40 - 14 Gusht, 2020

Fiku është një ndër frutat më me shumë sheqer dhe nga më të pëlqyerit njëherazi.

Ai konsumohet në shumë forma, nga reçel e deri te lëngu i përgatitur. Mirëpo, ky i fundit nuk është edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet. Më poshtë, agroweb ju sjell disa nga vlerat  shëndetësore të lëngut të fikut.

1.Kundër plakjes: Lëngu i freskët i fikut është i pasur me antioksidantë si karoteni, luteina dhe acidi klorogjenik që kundërveprojnë me radikalet e lira që dëmtojnë trupin dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

2.Hekuri: Njerëzit që përballen me nivele të ulëta të hekurit në gjak, femrat shtatzënë dhe ato që ushqejnë me gji duhet të pinë lëngun e fikut dhe të përfitojnë sasitë e duhura të hekurit.

3.Tensioni i gjakut: Fiqtë dhe lëngu i tyre përmbajnë shumë kalium, që rregullon tensionin e gjakut dhe ul nivelet e larta të tij.

4. Tensioni i gjakut: Fiqtë dhe lëngu i tyre përmbajnë shumë kalium, që rregullon tensionin e gjakut dhe ul nivelet e larta të tij.

5. Forcë dhe energji të qëndrueshme: Ata që ndihen të lodhur, të plogësht, të dobët mund të pijnë lëng fiku herët në mëngjes për t’i dhënë vetes forcë dhe energji.

6. Shëndeti i zorrëve: Lëngu i fikut është i pasur me fibër dhe stimulon lëvizjen e zorrëve dhe pastrimin e tyre.

7. Shëndeti i mushkërive: Lëngu i fikut përdoret për shërimin e njerëzve që vuajnë nga bronshiti. Ai është veçanërisht i mirë për shëndetin e përgjithshëm të mushkërive.

8.Ushqyerja me gji: Lëngu i fikut sugjerohet për stimulimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Nënat kanë nevojë për ushqime të pasura me kalium. Konsumi ditor i fiqve ushqen nënën por edhe fëmijën.

9. Për lëkurën: Lyejeni lëkurën me lëng fiku dhe shënjestroni aknet, njollat dhe lëndimet e lëkurës. Këtë duhet ta bëni çdo dy ditë për 15 minuta.

10. Për flokët: Fiqtë janë të pasur me shumë vitamina, minerale, antioksidantë dhe ushqyes. Ato përmbajnë gjithashtu shumë ujë dhe i bëjnë flokët të shëndetshëm e të bukur. Fiqtë e hidratojnë flokun dhe i japin atij shkëlqim dhe shëndet./abcnews.al