Kukësi forcon mbrojtjen me një lojtar boshnjak. Ai është Kenan Horic, 29-vjeçari që vjen nga Celik Zenica. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin verilindor.
Shtatlarti 1.90 i gjatë, ka provuar të luajë në Slloveni me Domzale dhe në kampionatin turk me Antalyaspor.
Sezonin e kaluar e kaloi në Bosnje. Fazën e parë u aktivizua me Mladost Kakanji, skuadër me të cilën zhvilloi 14 ndeshje dhe shënoi 1 gol.
Fazën e dytë garoi me Celik Zenica, aventurë që nuk shkoi mbarë, pasi Horic luajti vetëm një ndeshje. /abcnews.al.