Në dy spitalet COVID, po vijojnë të marrin trajtim mjekësor 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus si dhe persona të tjerë të dyshuar si të prekur.
Mes të infektuarve, 19 janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë bën apel që personat e prekur apo ata që kanë shenja të lehta të sëmundjes duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes.
Ajo thekson se në rast përkeqësimi të gjendjes shëndetësore transporti drejt spitaleve Covid mund të bëhet vetëm nga Urgjenca Kombëtare.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm”, njofton MSH.
Dita e sotme shënoi një rekord të infektuarish, ku u konfirmuar pozitivë 154 persona, ndërsa 5 pacientë që merrin trajtim mjekësor në spitale nuk e fituan dot betejën me Covid-19./abcnews.al