Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoti: Situata me COVID-19 e rëndë, respektoni masat kufizuese

schedule14:16 - 13 Gusht, 2020

schedule 14:16 - 13 Gusht, 2020

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Shefi i qeverisë ka deklaruar se është e vërtet që numri i rasteve të reja dhe i numrit të humbjeve të jetëve është i lartë.

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme. Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre”, ka shkruar në Facebook Hoti.

Ndërkohë sipas një raporti më të fundit rezulton se Kosova renditet e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë, Kusari-Lila fajëson LDK-në për keq menaxhim.

Postimi i plotë:

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme.

Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre.

Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar.

Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese.

Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!