Celtic ishte në kërkim të një sulmuesi dhe ia ka dalë të bindë klubin e West Ham United të shesë Albian Ajetin. Një marrëveshje që u shkon për shtat “Çekiçëve”, pasi shqiptari që luan për Zvicrën nuk ka pasur hapësira në Premier League.
Trajneri Neil Lennon kishte arritur ta bindte sulmuesin t’i bashkohej gjigantëve skocezë, por raportohej se do të arrihej një marrëveshje për huazim me të drejtë blerje. Kjo nuk ka ndodhur, pasi Ajeti ka nënshkruar përfundimisht me Celtic.
Celtic have completed the signing of striker Albian Ajeti. 4 year contract. He joins from West Ham in a £5m deal.
— Raman Bhardwaj (@ramanbhardwajTV) August 13, 2020
5 milion sterlina në arkat e West Ham United, që del me humbje. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar për katër vite me skocezët dhe ka pranuar edhe ulje page, që kjo lëvizje të kryhet me sukses. /abcnews.al