Shënim nga Gerti Çarcani: Mbi Skënderbeun dhe epokën që la…

schedule10:19 - 13 Gusht, 2020

schedule 10:19 - 13 Gusht, 2020

Drejtësia (e huaj) foli përsëri. Para saj ka veç heshtje. Kjo drejtësi serish la në fuqi një vendim mbi Skënderbeun që në gongun vdekjeprurës kaloi limitin e proporcionalitetit, për “krimin” e kryer dhe penalizimin e dhënë. E megjithatë, Skënderbeu mbetet një histori suksesi, përtej dufeve, mllefeve, helmeve, apo çdo lloj kritizure të prodhuar në këto vite.

Unë nuk di dhe nuk kam ndonjë kureshtje insistuese të di se çfarë do të bëje Tan Takja tani. Klubi ndër rreshta lakoi edhe një ankimim të radhës, edhe pse në perceptimin tim kjo e sotmja ishte një vendim për ç’ka kërkove dhe ç’ka nuk duhet të bësh më.

Dikush, shumëkush apo gjithkush mund të thotë që Skënderbeu nuk mund të jete shembull, për shkakun e vetëm të “cenit” në biografi që pati dhe për të cilin u ndëshkua, dhe për të cilin akoma renditja e zonës europiane në kampionat bëhet më e bute edhe poshtë vendit të 4. Jo vetëm këtë vit. Miqtë e mi, përpos një mijë e një analizave:

SKENDERBEU i Korçës do të mbetet NJË HISTORI e bukur SUKSESI. Prodhoi dhe serviri, ofroi dhe fali një EPOKË të bukur në arenën europiane.

 

Ndërtoi, prodhoi dhe faktoi atë sistem të klubit që kryeqytetaset, markat e rënda të historisë së futbollit, kanë vite që tentojnë ta aktivizojnë dhe përshtatin, por nuk arrijnë.

SKENDERBEU mbetet një epoke suksesi, paçka se u bë pis dhe viteve mbeti dyerve të Drejtësisë së huaj. UEFA, CAS dhe vetë ZVICRA vendosën të ruajnë dhe të mos e rrëzojnë njëra-tjetrën, e megjithatë kjo betejë ligjore nuk mund të ç’memorizoje gjurmën e Skënderbeut dy herë në Europa League, etj etj etj.

Pas Europianit të Francës, ishte një entuziazëm më vete ajo çka prodhoi dhe la Skënderbeu në arshiven e saj historike. Jo veç për Korçën, por për gjithkënd. Dhe për gjithçka ndërtuan dhe prodhuan në ato vite meritojnë Respekt.

Për pjesën tjetër u mor dhe foli Drejtësia e huaj. Ajo që është e për të cilën askush nuk mund ta gjykoje. Mbetem dhe do të vazhdoj me padurim absolut vit e për çdo vit të pres se kush do e përsërisë këtë rrugëtim. Kam frike (uroj të gaboj unë shumë) se do të më duhet të pres gjatë!