Fabio Capello, pjesë Sky Sport si specialist futbolli, foli për ndeshjen që Atalanta e humbi kundër PSG. Stoli i francezëve bëri diferencën, ky është mendimi i trajnerit të njohur italian.
Ai thekson që në momentin që Kylian Mbappe (60’) u hodh në fushë, gjithçka u mbyll. “Cilësia e lojtarëve që u hodhën në fushë bëri diferencën, pasi ata të PSG ishin superiorë.
Neymar bëri diferencën pjesën e parë, kurse me futjen e Mbappe gjithçka mori fund. PSG luajti me besim dhe ishte superiore. Para se të barazonin, ata kishin raste.
Me ndryshimet e bëra, Atalanta nuk ruajti të njëjtin ritëm loje”, u shpreh Capello, në studio pas takimit Atalanta-PSG, që u mbyll me rezultatin 1-2. /abcnews.al

