Greqia ka hyrë zyrtarisht në valën e dytë të pandemisë Covid-19. Sipas ekspertëve Grekë, rritja e numrit të rasteve të reja me Covid-19, shënon hyrjen në fazën e dytë të pandemisë. Epidemologët shprehen skeptik dhe sipas tyre kjo betejë mund të humbet ose të fitohet.
Rekordin e të infektuarve Greqia e shënoi të djelën e kaluar me 203 raste të reja brenda 24 orëve. Ekspertet shprehen se vendi ka arritur një fazë kritike pasi tani është thuajse e pamundur ndalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit apo gjurmimi i rasteve.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Greqi ka arritur në 5,942 të infektuar nga të cilët 1,924 janë raste aktive. Ndërkohë që 214 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19./abcnews.al