Ngec rinovimi me Dybala, Juventusi nuk e konsideron më të pashitshëm

schedule15:38 - 12 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 12 Gusht, 2020

Drejtuesit e Juventusit dhe agjenti i Paulo Dybala po diskutojnë prej kohësh në lidhje me rinovimin, por akordi zyrtar nuk ka ardhur ende. Dy janë kërkesat e fantazisti argjentinas, i cili ka shënuar 17 gola këtë sezon në të gjithë kompeticionet dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

26-vjeçari kërkon një rrogë prej 12 milion eurosh, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar i bardhezinjve pas Cristiano Ronaldos, si dhe do garanci se do të jetë në qendër të projektit të klubit nga Torino, tani dhe në të ardhmen.

Juventusi nuk dëshiron ta humbasë, por negociatat e rinovimit janë frenuar edhe nga zërat që vijnë nga Spanja. Real Madrid e pëlqen dhe kampionët e Italisë nuk e përjashtojnë shitjen e tij, gjithmonë nëse vjen një ofertë prej 80-100 milion eurosh, shumë që “Zonja” s’do e refuzonte dot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!