Një nga vendet që ka treguar interes për vaksinën kundër COVID-19 që Rusia konfirmoi është edhe Izraeli.
Ministri i Shëndetësisë së Izraelit Yuli Edelstein njoftoi se nëse vaksina do të rezultojë se efektshme do të negociojë me Rusinë për ta blerë.
Ishte vetë Presidenti Rus Vladimir Putin i cili konfirmoi lajmin se Rusia do të jetë vendi i parë që regjistron vaksinën kundër COVID-19, pas disa testimeve nga shkencëtarët rusë që sipas tij kanë rezultuar të suksesshme.
“Jemi duke ndjekur çdo raport. Tashmë kemi diskutuar për raportet e qendrës kërkimore në Rusi në lidhje me ecurinë e vaksinës. Jemi të bindur se është një produkt serioz dhe do të negociojmë”, tha Ministri i Shëndetësisë në Izrael Yuli Edelstein.
Lexo edhe: Vladimir Putin: Brenda pak ditësh gati vaksina kundër COVID-19