Atletico Madrid është gati për ndeshjen e nesërme kundër Leipzig në Champions League. “Colchoneros” eliminuan kampionët e Liverpool dhe do të tentojë të mposhtin gjermanët e Nagelsmann për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
“Final Eight” do të zhvillohet në stadiumin e Benfikës, aty ku Joao Felix shpërtheu dhe ka kujtime të paharrueshme. Në një rrëfim për Marca, 20-vjeçari i ekipit të Simeones tregon edhe lojtarin që e frymëzon.
“Atletico ishte shumë afër fitimit të Champions League pak vite më parë. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, shumë të kujdesshëm. Është një ndjesi e veçantë të luaj në ‘Estadio da Luz’, si portugez që jam dhe prej faktit që kam qenë pjesë e Benfikës.
Në këtë stadium kam shënuar golin tim të parë si profesionist. Frymëzimi im? Antoine Griezmann. Ai ka bërë gjëra të mëdha. Më frymëzon ajo që ka arritur me Atletico Madrid. Ai ka shkruar historinë këtu dhe do të gëzohesha po të bëja të njëjtën gjë“, deklaro Joao Felix. /abcnews.al