Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një 10-vjeçar nga Kosova është mbytur në një pishinë.
Policia njofton se E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/abcnews.al