Kujdes me instalimin e “Tik Tok” në telefon, çfarë kryen aplikacioni në fshehtësi

schedule10:57 - 12 Gusht, 2020

schedule 10:57 - 12 Gusht, 2020

Aplikacioni kinez TikTok, ka shkelur politikat e Google, duke mbledhur të dhëna nga telefonat me sistem operimi Android.

Raportohet se ai ka mbledhur të dhëna të përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Sipas një artikulli në Wall Street Journal, aplikacioni ka bërë këtë gjë edhe pasi përdoruesit kanë ndryshuar opsionet e privatësisë .

Kanë qenë përdoruesit e shumtë që kanë zbuluar se “Tik-Tok” lexon “clipboard”-in në çdo pajisje. Clipboard është teksti apo informacioni që dikush e kopjon në telefonin e tij, dhe ruhet derisa kopjohet një tjetër tekst.

“Tik-Tok” është instaluar nga Google Play Store rreth 89 milion herë.  Ndërsa aktualisht Microsoft ka bërë një ofertë për blerjen e TikTok për rreth 40 miliard dollarë.

Kujtojmë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë afat prej 45 ditësh “TikTok-ut”, për të arritur marrëveshje me  Microsoft. Ai tha se se do ta bllokojë aplikacionin “Tik-Tok” në ShBA për shkak të shqetësimeve se aplikacioni paraqet rrezik për sigurinë kombëtare shkaku i të dhënave personale që qarkullojnë nëpër këtë platformë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!