Moderatorja sportive, Eva Murati është duke shijuar ditët e fundit të pushimeve në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Ajo ka ndarë herë pas here foto nga plazhi, ku ka ekspozuar format perfekte. Mirëpo, së fundmi Eva ka publikuar disa foto,në të cilat shfaqet pa filtra e pa makeup.
“Pa filtra, pa makeup. Pa e vrarë mendjen për botën. Thjesht duke shijuar ditën time të fundit në plazh”, shkruan moderatorja e njohur. Ndërkohë, ajo ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit për bukurinë e saj natyrale dhe për thjeshtësinë e saj./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDwfalpg76q/?utm_source=ig_web_copy_link