Sevilla vuajti ndaj Wolves, por shënoi një gol dy minuta përpara fundit të ndeshjes me anë të Lucas Ocampos, fitoi 1-0 dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Europa League.
Skuadra andaluziane konfirmohet kockë e fortë në këtë kompeticion dhe tani do të ndeshet me Manchester United për një vend në finalen e madhe.
Trajneri i skuadrës spanjolle, Julen Lopetegui nuk e fsheh lumturinë e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes dhe vlerëson lojtarët për lojën e zhvilluar.
“Jam shumë krenar për djemtë e mi, sepse u përballëm me një kundërshtar të shkëlqyer. Kishim nevojë të qarkullonim topin dhe nuk duhet të kryenim gabime, pasi Wolves ka sulmues shumë të shpejtë.
Nuk e humbëm përqendrimin për asnjë moment, luajtëm shumë mirë dhe jam mjaft i kënaqur për kualifikimin në gjysmëfinale“, deklaron trajneri i ekipit andaluzian. /abcnews.al