Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot një numër rekord rastesh të reja, 140 të infektuar pozitivë në të gjithë vendin.
Ndërkaq, nga këto raste, shifër rekord është regjistruar edhe në Kavajë. Në qytet janë konfirmuar 14 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se rastet e reja në Kavajë janë dy familje me nga dy persona , të cilët nuk dihet se ku janë infektuar. Ndërsa dhjetë të tjerët janë raste kontakti të të infektuarve të mëparshëm.
LEXO EDHE: Rekord rastesh të reja gjatë 24 orëve dhe 5 të vdekur nga koronavirusi në vend
Ndërkaq, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara. Gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar 72 raste.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot edhe 5 humbje jete në të dy spitale Covid. /abcnews.al