Real Madrid ka konfirmuar një largim, jo të rëndësishëm. Alphoso Areola, portieri 27-vjeçar i PSG, ishte në huazim te kampionët e La Liga dhe tashmë do të kthehet sërish në Francë, pasi i ka përfunduar kontrata.
“Real Madrid njofton se huazimi i lojtari Alphoso Areola ka përfunduar. Klubi falënderon Areola për përkushtimin, profesionalizmin dhe sjelljen shembullore këtë sezon, ndaj edhe i urojmë fat në aventurën e re që do të ketë.
Real Madrid gjithashtu falënderon edhe PSG-në, për mundësinë që na dha për të pasur Alphonse Areola në skuadrën tonë”, shkruan Real Madrid në njoftimin e bërë. Areola luajti katër ndeshje si titullar në kampionat me spanjollët, ndërkohë që me PSG-në ka kontratë deri në vitin 2023. /abcnews.al