EMRAT/ OFL i dërgon formularin katër fierakëve të dënuar për drogë

schedule13:53 - 11 Gusht, 2020

schedule 13:53 - 11 Gusht, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” duke kërkuar prej tyre që të justifikojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Abcnews.al mëson se ata janë Gentian Jakupi, Edmond Golloshi, Vladimir Golloshi dhe Enver Brahushaj, të katërt nga fieri.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, bën me dije OFL.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!