Një konflikt ka ndodhur rreth dy orë më parë në plazhin e Radhimës.
Mësohet se shtetasi me iniciale “E.A” ka kundërshtuar punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, pasi pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.
Sakaq, bëhet me dije se pasi i ka kanosur, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.
Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

