Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka krahasuar strategjitë që ka ndërmarrë Europa në përballimin e pandemisë së Covid-19 me ato që po bën vendi ynë.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se Europa po ul taksat, po ndihmon shpenzimet e shumë prej bizneseve, kurse Shqipëria po bën të kundërtën.
Sipas Strazimirit, në Shqipëri rastet janë 5-fishuar dhe nuk ka asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP e asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria.
Postimi i plotë:
Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se: me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë…sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë…mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%…cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç’shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin…
Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!! Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!! Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë: asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione… koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt… asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën…I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?! I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë…/abcnews.al