Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia do të sigurojë vaksinën kundër COVID-19 brenda pak ditësh.
Gjithashtu Putin ka bërë me dije se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.
Pavarësisht dyshimeve të hedhura nga vende të tjera Putin e shpalli atë të gatshme për përdorim.

Po ashtu ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan AP.
“Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.
Ndërkohë autoritetet në Rusi thanë se stafi mjekësor, mësuesit dhe grupet e tjera të cilët janë më të rrezikuar do të jenë të parët që do të vaksinohen. /abcnews.al

