Telushin e pason edhe një goleador nigerian, buzëqesh Skënder Gega

schedule13:35 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:35 - 10 Gusht, 2020

Patrick Friday Eze, ky është lojtari më i ri që do të provojë Kategorinë Superiore. Nigeriani, 27-vjeçar, ka pranuar ofertën e Kukësit dhe sot është paraqitur në zyrat e klubit verilindor, për të nënshkruar kontratën.

 

Eze më parë kishte nënshkruar me Al Ramtha, në Jordani, dhe do të ishte nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Pandemia prishi planet dhe tashmë sulmuesi bashkohet me tropojanin te Kukësim, sikurse ndodh edhe me Bruno Telushin që nga Partizanin kalon te Kukësi.

Menaxheri Ilir Halili është bërë “shkes” për këtë lëvizje dhe shpresohet që Eze të jetë pasues i denjë i Vasil Shkurtajt. Nigeriani ka luajtur në Superligen serbe, në Turqi dhe Arabi Saudite. Tashmë provon Superioren./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!