Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vështirësitë që ka kaluar gjatë luftës në Kosovë. Ai ka vizituar një nga shtëpitë që ka shërbyer si shkollë, duke zhvilluar aso kohe mësim në fshehtësi të plotë për shkak të regjimit serb.
Përmes një reagimi në facebook, reperi kujton momentet që ka kalaur në ndërtesën që tashmë është kthyer në muze. Ai shkruan se familja së cilës i përkiste shtëpia, nuk shijoi banesën e re vetëm për ta vënë në dispozicion nxënesve për t’u shkolluar ndërsa i bën thirrje Presidentit t’i vlerësojë ata siç e meritojnë.
“Kjo shtepi gjysme e rrenuar dhe e djegur eshte prone e familjes Aliu ne Prishtine. E ndertuar ne fillim te viteve te nentedhjeta, ajo kurre nuk u shfrytezua per banim, por nga te zotet e saj, iu dha Gjimnazit Sami Frasheri ne Prishtine. Eshte nje nga shume godinat qe u improvizuan si objekte shkollore, ku edukimi ne shqip behej fshehte, ne kohen kur regjimi serb kishte pamundesuar zhvillimin normal te tij. Madheshtia e kesaj familje, mbyllet me luften e armatosur, pergjate rrethimit te pergjithshem te tyre me 1999. Nje nder objektet e demtuara rende, ishte edhe objekti i siperthene.
Kjo shtepi gjysme e rrenuar dhe e djegur eshte prone e familjes Aliu ne Prishtine. E ndertuar ne fillim te viteve te…
Posted by Genc Prelvukaj on Sunday, August 9, 2020
Une, bashke me mijera tjere jemi shkolluar aty, ne ndertesen qe sot eshte kthyer ne muze. Pikerisht ne ato dhoma te ngushta, te ulur shume prane njeri tjetrit. Cdo njohuri qe kam sot, burimin e ka aty. Brenda gjithcka eshte rrenuar por kujtimet mbeten me te fresketa se kurre.
Familja Aliu, jetoi gati mbi tete vite, ne nje shtepi te vjeter, te vogel e te ngushte aty prane. Nuk u merziten asnjehere pse nuk e shijuan shtepine e re, me bashkekohore te kohes, sepse e dinin mire qe permes shkollimit paralel behej rezistenca me e fuqishme ndaj shtypjes. Pa njerez te tille rruga drejt clirimit do te ishte shume me gjate dhe me e veshtire. Nese deri me sot nuk jane dekoruar, Presidenti i shtetit duhet ta beje me rastin e pare”, shkruan Genci. /abcnews.al/