Ardit Hila do të luajë sërish në Kosovë. Mesfushori, i cili ishte pjesë e Prishtinës këtë sezon, ishte në bisedime me klubin e Kukësit, por në kampin verilindor e morën shtruar.
Ofertat për Hilën nuk kanë munguar gjatë kësaj periudhe dhe ai nuk mund të priste pa fund, ndaj edhe ka vendosur të pranojë ofertën e Gjilanit të Mezanit. Abcnews.al mëson se mesfushori ka nënshkruar mbrëmjen e sotme.
Hila ka luajtur në disa ekipe në Superiore, madje me Partizanin ai doli vjet kampion. Ai ishte një nga titullarët e padiskutueshëm në formacionin e Skënder Gegës, që tani drejton Kukësin. Shanset për një ribashkim ishin të mëdha, por nuk menduan kështu drejtuesit e klubit verilindor. / abcnews.al