Shorti i Europa League/ Laçi, Teuta dhe Kukësi mësojnë rivalët e mundshëm

schedule21:16 - 9 Gusht, 2020

schedule 21:16 - 9 Gusht, 2020

Skuadra shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm në turin e parë të Europa League. Bëhet fjalë për tre ekipe për Laçin, dy prej te cilave janë përballur edhe më parë me kurbinasit.

Hapoel Beer Sheva është njëri ekip. Izraelitët u ndeshën me Laçin edhe vjet, teksa në fushën e bardhezinjve u ndanë në barazim 1-1, kurse në kthim fituan 1-0. Rivali tjetër është Keshla, ekip që quhej Inter Baku vite më parë. Azerët e eliminuan Laçin me gol fushe, pasi ndeshja e parë në Shqipëri mbaroi 1-1, kurse tjetra u mbyll në barazim pa gola.

Neftci Baku (Azerbajxhan) është ekipi tjetër me te cilin skuadra e Cungut rrezikon të përballet, teksa me një prej këtyre tre ekipeve do të ndeshet edhe Shkupi, skuadra tjetër shqiptare që ndodhet në të njëjtin grup me bardhezinjtë.

ABC News mëson edhe rivalët e mundshëm të Teutës. Ekipi i Edi Martinit mund të ndeshet me Apoel (Qipro), Beita Jerusalem (Izrael), teksa ka edhe një rival nga Mali i Zi. Shorti mund t’i verë durrsakët kundër Sutjeskës dhe opsioni i fundit është me fituesin e çiftit Santa ColombaIskra Danilov.

Kukësi ndodhet në vazon e favoritëve, por goglat nuk janë treguar aspak bujare me verilindorët. Tre kundërshtarët e mundshëm të ekipit të Skënder Gegës janë: Puskas (Hungari), MKS Cracovia (Poloni) ose Slavia Sofia (Bullgari).

Edhe Shkëndija e Tetovës mëson kundërshtarët e mundshëm. Kuqezinjtë që njësoj si Kukësi ndodhen në vazon e favoritëve, do të sfidojnë një nga këto katër ekipe: FC Noah (Armeni), Sumgayit City FC (Azerbajxhan), FC Petrocub-Hincesti (Moldavi) dhe FC Lokomotive Tbilisi (Gjeorgji). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!