Ish-bomberi i Milanit, Andriy Shevchenko, aktualisht trajner i kombëtares së Ukrainës, ka postuar një foto në “Instagramin” e tij. Nuk është një foto dosido, por falë kësaj foto ai ka zgjedhur të urojë miqtë e tij me të cilët ka kaluar vitet e arta të karrierës në Milano. Bëhet fjalë për Andrea Pirlon, Alessandro Nestën si dhe Pippo Inzaghin.
“Një foto që do të thotë shumë për mua. Paç fat Andrea Pirlo në aventurën tënde të parë si trajner. Gëzuar ditëlindjen Pippo dhe ti e meriton të festosh sot pas një sezoni fantastik që kalove. Dhe jo më pak rëndësi, suksese Sandro në ndeshjen e playoff-it sonte,” shkruan Sheva përkrah fotos.
Kujtojmë se Pirlo u konfirmua në stolin e Juventusit vetëm një ditë më parë dhe urimet për ish-mesfushorin ishin të panumërta. Pippo Inzaghi kaloi një super sezon nën drejtimin e Beneventos dhe në vitin tjetër ata do të marrin pjesë në Serie A.
Ndërsa Nesta është në krye të Frosinones, që do të ndeshet sot kundër Pordenone Calcios në ndeshjen e vlefshme për playoff-et e Serie A. Një gjetje shumë e bukur kjo nga ana e trajnerit të Ukrainës. /abcnews.al
A picture that today means a lot to me.
Good luck Andrea for your first new adventure ?? Mister @Pirlo_official. Happy Birthday Pippo, you can celebrate at best after your great season ? Mister #Inzaghi.And not least, good luck Sandro for the playoff tonight ?? Mister @Nesta . pic.twitter.com/nFLXHxm9zG— Andriy Shevchenko (@jksheva7) August 9, 2020