“S’doja asnjë përfitim”, Mozzik kërkon falje pas anulimit të turit nëpër Kosovë

schedule14:51 - 9 Gusht, 2020

schedule 14:51 - 9 Gusht, 2020

Mozzik është detyruar t’ju kërkojë falje fansave të tij, pasi turi i tij nëpër qytetet e Kosovës për të shpërndarë albumin falas nuk shkoi ashtu siç duhej. Teksa ka publikuar në Instagram një video me fansat gjatë turit nëpër qytete, Mozzik shprehet se qëllimi i tij i vetëm ishte që t’i shihte fansat të buzëqeshur.

“MOZZART! Ju dua shumë, ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë, dhe për asnjë përfitim tjetër. Më falni nëse e bëra tollovi pak. Sinqerisht Mozzik!”, ka shkruar ai krahas videos. Kujtojmë që një ditë më parë reperi hodhi akuza ndaj mediave, pasi këta të fundit shkruanin se po rrezikon fansat në këtë situatë të rëndë pandemie, duke mbledhur fansat nëpër qytete.

Qeveria e Kosovës vendosi anulimin e turit të reperit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë për infektim. Megjithatë, reperi kur njoftoi turin nëpër qytetet e Kosovës, iu bëri thirrje fansave të tij që të respektonin rregullat e vendosura duke mbajtur maska dhe doreza. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!