Ndarja nga jeta e skulptorit, Ardian Isufi: Na duket si një ëndërr e keqe, humbje për kulturën

schedule11:29 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:29 - 9 Gusht, 2020

Skulptori Arben Bajo ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga COVID-19. Ardian Isufi skulptor dhe mik i afërt i tij në një intervistë në “ABC News” foli për artin, ekspozitën, pasionin e mikut të tij për skulpturën dhe gjendjen e vështirë shëndetësore me të cilën përballej prej ditësh.

Isufili tregoi se gjendja e tij kishte filluar të përkeqësoj, por askush nuk mund ta mendonte se nuk do ta fitonte betejën me COVID-19.

“Ka qenë një njeri me komunikim shumë të veçantë dhe dukej sikur do të përmirësoj. Por kohë pas kohë gjendja e tij u përkeqësuar dhe shkoi drejt këtij momenti fatal. Na duket si një ëndërr e keqe.  Po përgatiteshim për ekspozitën e tij personale e cila u shty për shkak të pandemisë.

Është një personazh që do të lejë një gjurmë të jashtëzakonshme në artin bashkëkohor shqiptar. Ka punë shumë të rëndësishme. Është një humbje e madhe edhe për kulturën. Ishte një skulptor apo artist intimiteti mund të themi. Kam kujtimet më të mira edhe për mënyrën e dialogut intelektual”, tha Isufi.