Përdorej si spital COVID-19, shtatë persona humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit

schedule08:45 - 9 Gusht, 2020

schedule 08:45 - 9 Gusht, 2020

Të paktën shtatë persona humbën jetën nga shpërthimi i një zjarri në një hotel i cili ishte duke u përdorur si spital i përkohshëm COVID19.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Andhra Pradesh në Indi. Ndërkohë disa persona kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet bëjnë me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe se operacionet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke punuar për të ndihmuar të plagosurit.

Ministri i Brendshëm Amit Shah u shpreh i keqardhur për këtë ngjarje, ndërsa thekson se do të jetë mbështetja e duhur nga institucionet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!