Koreja e Veriut dhe e Jugut do të kenë të njëjtën orë

schedule11:12 - 30 Prill, 2018

schedule 11:12 - 30 Prill, 2018

Lideri koreanoverior Kim Jong-un ka vendosur të ndryshojë orën në vend në mënyrë që të jetë e njëjtë me atë të Koresë së Jugut. Këtë vendim Kim Jong-un e mori gjatë samitit mes dy Koreve të premten e kaluar.

Asambleja supreme e popullit koreanoverior miratoi një dekret, i cili që nga data 5 Maj do të njehsojë orën e Phenianit me atë të Seulit. Në krahasim me meridianin e Grinuiç nuk do të ketë më tetë orë e gjysëm si u vendos në 15 Gusht të 2015-s, por nëntë orë. Tashmë hyrja në fuqi e dekretit varet nga qeveria dhe autoritetet. Të dielën, Seuli paralajmëroi një vendim të tillë pasi ishte kërkuar nga lideri koreanoverior Kim Jong-un, në samitin e së premtes.

Vendimi i Koresë së Veriut për të vendosur akrepat 30 minuta prapa u mor në 2015 për të risjellë orarin në të njëjtën kohë para dominimit kolonial japonez në 1910 – 1945. Bëhej fjalë për një protestë kundër imperializmit të pamëshirshëm të Japonisë, u shpreh në atë kohë Peniani. Meqenëse tetë orë e gjysëm kanë qenë efektive në Kore deri në 1910-n, kur dhe u pushtua.

“Ndihem i trishtuar, kur shoh dy orë të varur në murin e shtëpisë së paqes, një për orarin e Seul dhe një për atë të Penianit,” ishte shprehur Kim Jong-un, gjatë samitit ndërkorean të së premtes. Meqenëse ishim ne që e ndërruam orën jemi ne që do të kthehemi tek ora origjinale, kjo është një gjë që mund të bëhet publike, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!