Kukësi i prish festën Skënderbeut

schedule09:00 - 30 Prill, 2018

schedule 09:00 - 30 Prill, 2018

Kukësi fitoi brenda në Korçë ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për Superligën, duke prishur festën e titullit që ishte përgatitur në qytetin juglindor. Një gol i shënuesit më të mirë të kampionatit, Sidrit Guri, i realizuar në minutën e 78-të, përcaktoi rezultatin duke bërë që Skënderbeu të presë takimet e radhës për të fituar matematikisht titullin.

Gjithsesi, skuadra e trajnerit Ilir Daja ishte e pafat pasi krijoi shumë raste për gol tek porta e kuksianëve, por nuk arriti të shënonte asnjëherë. Miqtë, pretenduan fillimisht për një penallti, ndërsa më pas u mbrojtën për të pritur momentin e tyre, që erdhi në minutën e 78-të, kur Guri shënoi direkt nga goditja e dënimit.

Pas këtij rezultati të javës së 31-të, Skënderbeu mbetet në krye të Superligës me 69 pikë, duke qenë i shkëputur nga rivalët. Kukësi, kampion i sezonit të kaluar, forcoi pozitat në vend të dytë me 58 pikë, një vend që mund ta kualifikojë në Champions sezonin e ardhshëm, nëse korçarët mbeten të përjashtuar nga kupat e Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!