Policia ndërpret grumbullimet e fansave të Mozzik, këngëtari fajëson mediat

schedule19:54 - 8 Gusht, 2020

schedule 19:54 - 8 Gusht, 2020

Mozzik gjatë ditës së sotme ka vendosur të shpërndajë albumin e tij në qytete të ndryshme të Kosovës.

Me një autobusi që mbante me kopertinën e albumit të ri, ai kishte zgjedhur disa qytete ku edhe takoi fansat e tij, por kjo ka sjellë kundërshtim nga policia.

Në një postim në rrjetet sociale reperi ka bërë të ditur se ka ndërprerë aktivitetin për shkak të urdhrave të policisë.

Ndonëse grumbullimet nuk lejohen, Mozzik ka fajësuar mediat duke i cilësuar si mashtruese.

“Për shkaqe të mediave mashtruese që nxisin panik, policia dha urdhër që ta ndërpremë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës, duke respektuar vendimin dhe urdhrin e policisë”, shkruan Mozzik.

Mediat në Kosovë raportuan sot grumbullime masive të të rinjve për shkak të Mozzik, i cili kishte marrë iniciativën për të shpërndarë albumin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!