Pompeo: Marrëveshja bërthamore me Iranin të ndryshojë, ose largohemi

schedule16:39 - 29 Prill, 2018

schedule 16:39 - 29 Prill, 2018

Sekretari amerikan i shtetit, i sapokonfirmuar, Mike Pompeo ka dhënë një mesazh shumë të qartë gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite. Ai tha se nëse marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ndryshohet, atëherë SHBA do të largohet nga akordi.

“Marrëveshja bërthamore në gjendjen e saj aktuale nuk është e mjaftueshme për të frenuar Iranin dhe për të arritur moderim”. Këtë e ka thënë sekretari amerikan I shtetit, Mike Pompeo gjatë një vizite në Riad, sipas asaj që raporton Al Arabiya. Më pas Pompeo nënvizoi: “Nëse nuk mund të rregullojmë akordin, atëherë do të largohemi”.

Për sekretarin e shtetit, “Irani po destabilizon sigurinë e rajonit, duke armatosur militantët Houthi dhe duke kryer sulme kibernetike. Gjithashu ai thekson se siguria e Arabisë Saudite është një prioritet për Shtetet e Bashkuara.

Mike Pompeo ka marritur të shtunën në mbrëmje në Riad për etapën e parë të turit të tij në Lindjen e Mesme që do të vijojë me vizita në Izral dhe Jordani. Udhëtimi, i pari që prej konfirmimit të tij në drejtim të departamentit të shtetit, është një rast për bisedime në disa nivele dhe i paraprin një afati vendimtar për balancimin e rajonit. 12 maji i ardhshëm është data e caktuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për të vendosur se si të vazhdohet me marrëveshjen bërthamore të Iranit. Ndërsa më 14 maj, ambasada amerikane transferohet nga Tel Avivi në Jerusalem. Të dy këto zhvillime pritet të shoqërohen me tensione të shumta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!